WikiLeaks publikoi 668 dokumente sekrete Amerikane për Kosoven

Prishtinë/Zagreb, 29 nëntor -  (E plotësuar) Platforma e internetit “WikiLeaks” ka publikuar gjatë fundjavës dokumente sekrete apo të besueshme nga aktet diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjala është për 250 mijë dokumente, të cilat “WikiLeaks” ka arritur t’i sigurojë përmes kanaleve të ndryshme. Dokumentet janë shkruar nga diplomatët amerikanë nga shumë vende të botës. Qeveria amerikane e ka dënuar ashpër publikimin e dokumenteve. Revista gjermane „Der Spiegel“ ka plasur në webfaqen e saj të dielën në mbrëmje një grafikë interaktive, ku mund të shihej numri i dokumenteve nga vendet përkatëse. Në listën e vendeve, siç merr vesh Koha.net figuron edhe Kosova. “WikiLeaks” pretendon se ka 668 dokumente sekrete të Zyrës (më vonë Ambasadës) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Këto dokumente janë dërguar në Washington dhe supozohet se përmbajnë vlerësime mbi gjendjen në Kosovë, por edhe detaje dhe mendime të diplomatëve amerikanë mbi aktorët politikë të vendit. Nga Shqipëria, “WikiLeaks” ka siguruar 542 depesha diplomatike, nga Serbia 994, nga Maqedonia 522, nga Kroacia 1686, nga Mali i Zi 164. Mediat gjermane kanë botuar hollësi nga vlerësimet që kanë dhënë diplomatët amerikanë për politikanë të ndryshëm. Kështu, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është quajtur „paranoik“, kancelarja gjermane „pak kreative“ në politikën e jashtme, për diktatorin e Libisë, Muamer Gadaf, thuhet se „askund nuk shkon pa infermieren e tij gjimadhe ukrainase“.

Në 668 dokumentet përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.
Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.

Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).

Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it është duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun pas nënshkrimit të dy protokolleve më Serbinë. Ata shpresojnë për vazhdim të qetësisë publike në Kosovë gjatë zgjedhjeve komunale.

Zëvendëssekretari amerikan Philip Gordon thotë që Kosova do t'i pranojë protokollet me Serbinë domosdo, por duhet që t'iu shpjegohet qartazi qeveritarëve kosovarë se këto janë marrëveshje teknike që nuk e prekin statusin e pavarësisë së Kosovës.

Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, duke thënë se nuk është duke bërë asgjë për t’i bindur serbët që të kthehen apo të inkuadrohen në qeverinë e Kosovës. Levitte shton se Jeremic bën "premtime të mëdha" sa herë që vjen në Francë,
por asgjë nuk realizohet pastaj.

Si rrjedhojë Ambasadori francez Levitte refuzon të takohet me të dhe nuk e sheh si "një fytyrë moderne të Beogradit”.

Publikimi i këtyre analizave rreth ngjarjeve politike në Kosovë të shkruara nga diplomatët amerikanë që dërgohen në Departamentin e Shtetit mund të janë bumerang i madh për partitë politike që kanë qenë në pushtet prej vitit 2004 deri në 2010, sepse një pjesë e madhe e dokumenteve përmban afera korrupsioni dhe krimi për shumë shtete të botës.

E përditshmja angleze “The Guardian”, ajo spanjolle “El Pais”, dhe ajo franceze “Le Monde”, janë të parat që i kanë publikuar disa nga materialet. Edhe “The New York Times” i ka publikuar disa dokumente, por të censuruara, duke marre parasysh rrezikun që mund t’ua shkaktojnë shumë punëtorëve diplomatikë amerikanë në botë.

Besohet se njeriu i cili qëndron prapa këtyre vjedhjeve të materialeve të ndjeshme është një oficeri i ulët ushtarak amerikan, Bradley Manning.

E përditshmen britanike ‘Thye Guardian’ ka publikuar dokumentet sekrete të web faqes Wikileaks ku përmendet edhe Kosova. Fjala është për raportin e takimit mes ndihmës sekretarit shtetëror amerikan, Philip Gordon me diplomatët francezë në Paris më 16 shtator 2009.  Siç shkruan në dokumente, këshilltari i Politikës së Jashtme i Nikolas Sarkozy, Jean-David Levitte i ishte ankuar Gordonit se misioni i EULEX-it ka probleme diplomatike me autoritete dhe qytetarët në Kosovë, pasi që kishte nënshkruar dy protokolle teknike me Serbinë.  Lidhur me këtë Gordon porositi se pala kosovare duhet t’i pranojë këto protokolle, por se duhet shpjeguar qartë se fjala është për marrëveshje teknike që nuk do të ndikojnë në statusin e Kosovës së pavarur.
Levitte po ashtu kritikoi shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq për të cilin tha se nuk bënë asgjë për t’i inkurajuar serbët që të marrin pjesë në punën e institucioneve kosovare. Ndërsa faqja Wikileaks qysh prej mbrëmë nuk është duke funksionuar.

WikiLeaks ka tronditur botën me dokumentet sekrete të publikuara për mënyrën se si shërbimi diplomatik amerikan komunikon ndërmjet vete. Në këto dokumente të publikuara është përfshirë edhe Kosova. Në mesin e 668 dokumenteve të publikuara për Kosovën që përfshin periudhën  2000-2010, flitet dhe për protokollin policor të nënshkruar nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Serbisë.

Por zyrtarë të EULEX-it nuk duan të komentojnë këtë rast.
Portali “Zhurnal” phon të ketë kontaktuar Misionin e EULEX-it në Prishtinë, por  ata nuk kanë preferuar të japin asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Sipas tyre, kjo është puna që i takon Qeverisë Amerikane dhe ata nuk kanë çfarë të thonë më shumë.

 “Policia e EULEX-it ka nënshkruar një protokoll me Policinë e Serbisë dhe jo dy, siç kanë raportuar mediat. Por më shumë, EULEX-i nuk ka çfarë të thotë në lidhje me këtë çështje”, thotë për “Zhurnal”, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

 

 
Username:
Password:
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free