Facebook mbyllet me 15 Mars 2011 ?

Facebook do te mbyllet ne mars te ketij Viti

 

  Mark Zuckerberg ka thënë se Facebook do të mbyllet gjatë muajit mars të këtij viti. Sipas tij, menaxhimi i faqes është bërë shumë stresues.  Rrjeti social “Facebook” do të mbyllet në mars të këtij viti, ka njoftuar  faqja e internetit WeeklyWorldNews, e cila citon themeluesin e saj, Mark Cukerberg.

 

Korporata Facebook “Unë kam nevojë që t’i jap fund kësaj çmendurie”, citohet të ketë thënë Cukerberg.

Por, sa është i besueshëm ky informacion dhe sa mund të jenë të vërteta pohimet e themeluesit
të Facebookut?

Kjo pyetje shtrohet me të drejtë, kur dihet se portali që transmetoi këtë lajm, kohë më parë publikoi informacionin se “Michele Obama është shtatzënë”, dhe një tjetër se, “Michael Jakson është parë në hënë”.

Ky portal, ka cituar madje edhe zv/presidentin e punëve teknike në Facebook, Avrat Humarthi.

“Pas 15 Marsit e gjithë faqja do të shkatërrohet. Pra, nëse ju dëshironi që ti keni të gjitha gjërat tua që i keni postuar, unë ju rekomandojmë që t’i shkarkoni nga interneti para se biznesi ynë të mbyllet përgjithmonë”, ka thënë Humarthi, sipas WeeklyWorldNews.

Tani për tani, nuk ka asgjë zyrtare nga drejtuesit e Facebookut. Llogaritë vijojnë të funksionojnë normalisht, ndërsa asnjë paralajmërim nuk ka arritur në adresë të tyre.

sugjeron që përdoruesit të hequr të gjitha informatat e tyre personale nga faqja e internetit para 15 marsit.
Pas kësaj date, të gjitha fotot, vë në dukje, lidhje, dhe videot do të fshihen përgjithmonë.

Powered By  <Experti-KS>

 
Username:
Password:
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free