Qka është VPN-ja

- VPN (Virtual Private Network) është rrjet privat virtual që shfrytëzon rrjetin e Ipko Net-it për ndërlidhje të sigurt të zyrave dhe të shfrytëzuesve. - VPN vepron në mënyrë transparente, duke mundësuar që shfrytëzuesit të cilët ndodhen në zyra regjionale të ndjehen njësoj sikur të ishin në zyrën kryesore të organizatës. Nëpër VPN mund të kalojnë e-maili, baza e të dhënave, intraneti, telefonia IP, si dhe çfarëdo aplikacioni tjetër. - VPN “tunelet” krijohen ashtu që të mundësohet komunikimi i organizatës me zyrat tjera të saj. Mirëpo, vetëm “tunelet” nuk garantojnë siguri. Për të siguruar dhe mbrojtur shkëmbimin e informatave, i gjithë trafiku nëpër VPN kodohet (enkriptohet). - Kodimi është proces me të cilin të gjitha informatat që njëri kompjuter i dërgon tek kompjuteri tjetër, modifikohen në atë formë që vetem kompjuteri pranues mund t’i njohë ato. - Ky kodim kryhet me protokolin IPSec, që përdor Standardin e Kodimit të Shënimeve (Data Enkcription Standard - DES) me të cilin kodohen dhe dekodohen informatat. - Deri më sot 3DES (DES i trefishuar) është niveli më i lartë i kodimit dhe është standard i pranuar bankar për sigurinë e shkëmbimit të informatave. VPN mund të përdoret si zëvendësim i lidhjeve tashmë të njohura me “dial-up” sepse mundëson që shfrytëzuesit të cilët ndodhen në regjione të ndryshme të kenë qasje në zyrën kryesore të organizatës. VPN përdoret, po ashtu, për lidhjen e rrjeteve lokale në mes të zyrave regjionale, si zëvendësim për lidhjet e shtrenjta të Telekomit, ndërsa klientëve u ofron edhe qasje në shënimet e zyrës kryesore. Ka shumë arsye për përdorimin e VPN, disa prej të cilave janë: Duke bartur të dhënat me anë të Internetit, shpenzimet e telekomunikimit zvogëlohen dukshëm, krahasuar me shpenzimet e zakonshme telefonike regjionale. Duke zvogëluar numrin e lidhjeve që keni në zyrën kryesore, ju njëkohësisht i zvogëloni shpenzimet tuaja. Duke ia kaluar ofruesit të shërbimeve menaxhimin e pajisjeve regjionale, ju nuk do të merreni më me punët operative. Në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt mund të komunikoni dhe shkëmbeni informata me zyrat regjionale të organizatës. Secila lidhje përbëhet prej transiverit (transmetuesit dhe pranuesit) që funksion në frekuenca të licensuara prej 3.5 Ghz, si dhe njësisë së modemit kabllovik. Njësia e modemit pa tel posedon portin e nevojshëm për lidhje në rrjetin e brendshëm të klientit. Ipko Net-i mban përgjegjësinë e montimit të antenës në lokacionin më të përshtatshëm tek klienti, konfigurimin e modemit dhe ruterit, si dhe mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve. Copyright: IPKO 

Powered by [.Experti-KS.]

 
Username:
Password:
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free