Në Facebook ngarkohen 750 milionë fotografi


Pas natës së çmendur të Vitit të Ri duket se të gjithë janë nxituar që albumet e tyre në Facebook t’i dekorojnë me fotografi nga pritja e vitit 2011. Falë kësaj rrjeti për shoqërim Facebook ka arritur edhe një rekord të radhës. Në fakt, përdoruesit gjatë fundjavës së Vitit të Ri kanë ngarkuar 750 milionë fotografi në të!

Drejtoresha e marketingut Randi Zuckerberg (motra e themeluesit të Facebookut Mark Zuckerberg) ka njoftuar se Facebook ka arritur edhe një rekord.

“Njerëzit kanë festuar Vitin e Ri duke vendosur numër rekord të fotografive në Facebook - 750 milionë”, ka shkruar Zuckerberg dhe anë në profilin e saj në Twitter.

 

 
Username:
Password:
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free