Hakerët kosovarë sulmojnë Serbinë
Hakerët e Kosovës kanë sulmuar një agjenci serbe të lajmeve nga Leskovci, ka bërë të ditur agjencia Beta. Sipas kësaj agjencie, hakerët kosovarë kanë sulmuar faqen e agjencisë “Jugoress” – ku kanë vendosur mbishkrimin “Vriteni Karaxhiqin, arrestojeni Mlladiqin”.Drejtoresha e agjencisë Jugpress, Ljiljana Stojanoviq ka thënë se ky ishte sulmi i tretë me radhë brenda 24 orëve të fundit. Sipas saj, të dielën, hakerët kosovarë e kanë sulmuar ueb-faqen e agjencisë, duke vendosur mbishkrimin “Republika e Kosovës” dhe fotografitë e kryeministrit Hashim Thaçi në shoqëri të sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice dhe presidentit amerikan, George Bush.
Një përmbajtje e ngjashme, kohë më parë, është parë edhe në ueb-faqen zyrtare të Mistrisë së Bujqësisë të Serbisë.
Stojanoviq kishte arritur të ringjallte ueb-faqen e saj, mirëpo më pastaj kishte qenë në qendër të sulmit të hakerëve turq, ndërkaq të hënën sërish të atyre nga Kosova
burim i lajmit www.telegrafi.com
link " http://www.telegrafi.com/?id=8&a=581
|
|
|
|